Sequi uron Ramën: Tranzicion i qetë. Statusi? I mundshëm në dhjetor
Tiranë- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi takoi mesditën e sotme në selinë rozë kryeministrin e ardhshëm Edi Rama, të cilit i përcolli urimet për fitoren dhe diskutoi mbi axhendën evropiane të vendit nën drejtimin e të majtëve.
Doja ta përgëzoja zotin Rama! Dëshiroja të uroja PS-në dhe koalicionin për fitoren. Por dëshiroj të marr këtë mundësi që të uroj edhe popullin shqiptar. Ne diskutuam me zotin Rama të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe sfidat që ka Shqipëria përpara. Diskutuam edhe faktin që axhenda evropiane është në krye të axhendës së qeverisë së reUnë i theksova zotit Rama edhe mbështetjen e BE-së në mënyrë që të vihet në zbatim kjo axhenda e re. Pra ne diskutuam edhe faktin se qeveria e re do të punojë fort në mënyrë energjike për të vënë në zbatim këtë axhendë dhe këto nevoja dhe mënyrën sesi do të ndodhë kjoUnë po ashtu ju referova edhe fjalimit tepër elekuent të Ramës kur tha se do të dominojë gjithëpërfshirja dhe jo përjashtimi,-tha Sequi pas takimit për gazetarët.
Kreu i BE-së në Tiranë, tha se duket nga këto zgjedhje sikur fryma e kompromisit do të bëhet një element i ri i politikës shqiptare.
Po ashtu ne shpresojmë që procesi zgjedhor do të përfundojë në mënyrën dhe kohën e duhurE ajo që lipset tani është që të ketë një tranzicion të mirë dhe pa probleme drejt pushtetit,-tha ai.
Zoti Sequi tha se anëtarësi i Kroacisë në BE është një eksperiencë e shembull që Shqipëria mund të ndjekë.
Dje BE-ja është zgjeruar duke u kthyer tashmë në një BE me 28 shtete anëtare. Eksperienca e Kroacisë mund të jetë një eksperiencë e mirë për Shqipërinë dhe një frymëzim për Shqipërinë. Sepse kjo është një provë që prespektiva evropiane e vendeve të rajonit është e hapur dhe është edhe premtuese,-tha Sequi.
I pyetur nëse brenda 8 vitesh Shqipëria do të jetë anëtare e BE-se, Sequi u përgjigj: Është vështirë të bësh parashikime në këtë aspektProcesi i integrimit evropian është proces që bazohet tek meritarregullat janë të njëjtat dhe janë të qarta për të gjitha shtetet aspiranteBesoj plotësisht se shqiptarët kanë të gjithë potencialet, energjitë, çdo gjë të duhur që të arrijnë këtë process në mënyrë të suksesshmeËshtë shumë motivuese,-tha ai.
Lidhur me qeverisjen e ardhshme Seuqi tha: Së pari besoj se axhenda evropiane është e qartë. Kur vjen puna tek zbatimi i saj këtë e kanë në dorë politikanët shqiptarë. Unë mund tju them diçka se i shoh të gjithë shumë të motivuar për këtë gjë. E ky është lajm i mirë. Jam i lumtur se kam qenë gjithnjë i bindur se e ardhmja evropiane e Shqipërisë është diçka që e duan të gjithë shqiptarët.
I pyetur nëse vendit do ti jepet statusi i vendit kandidat në BE në muajin dhjetor, Sequi tha se kjo është çka secili shpreson, e është diçka që mund të arrihet.