Trepca, miniera
Rezerva me vlere 13 miliard euro
Kompleksi i minierave te Trepces ne Kosove disponon rezerva minerale me vlere 13 miliarde euro. Te dhenat jane bere publike nga eksperte te Komisionit te Pavarur per Minierat dhe Mineralet (ICMM), i cili vetem pak dite me pare publikoi nje studim, qe tregonte se rezervat e mineraleve ne Kosove jane shume me te medha sec mendohej me pare. Ekspertet thone se rezervat e Trepces kane nje vlere me te madhe se sa ajo qe eshte vleresuar nga Ministria e Energjetikes dhe Minierave ne Kosove. Ata i referohen nje studimi fizibiliteti, i cili tregon se rezervat e minierave vlejne rreth 13 miliarde euro, megjithese mendohet se kjo vlere te jete edhe me e madhe.