E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrat e Punesimit

Zyrat e Punesimit te Tiranes dhe Korces te vetmet me sistem informatik. Financat asnje fond te vecante ne 2008-en per instalimin e IT
Dorina Azo
Zyrat e Punesimit ne vendin tone do te vazhdojne te punojne ne mungese te sistemit informatik deri ne vitin 2010. Kjo do te sjelle qe informacioni qe grumbullojne Zyrat e Punesimit do te vazhdoje te jete i pabesueshem. Ministria e Financave nuk ka parashikuar asnje lek nga buxheti i vitit 2008 si ze shpenzimesh per instalimin e rrjetit te informacionit nepermjet internetit ne zyrat e punesimit. Ne strategjine fiskale 2007-2010 te qeverise eshte parashikuar qe nga ana e Sherbimit Kombetar te Punesimit synohet qe ne vitin 2010 te perfundoje vazhdimi i shtrirjes se sistemit te IT, ne te gjitha Zyrat e Punesimit ne vend. Edhe pse zhvillimi i teknologjise te informacionit (IT) ne sherbimet e punesimit konsiderohet si nje faktor kyc per permiresimin e cilesise se sherbimeve, deri ne fund te vitit 2007 te pajisur me te do te jene vetem Zyrat e Punesimit te Tiranes dhe Korces. Instalimi i rrjetit te informatizimit do te ndihmonte mjaft keto zyra te rrisnin cilesine e informacionit, si dhe te sherbimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›