E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trepça përforcohet me Tasevskin

Pas Bashkimit, edhe Trepça ka lëvizur të hënën pasdite, duke i përforcuar radhët e veta me basketbollistin maqedonas, Dimke Tasevski.

Në rast të kompletimit të dokumentacionit dhe pagesës së taksës, Tasevski ka të drejt loje në ndeshjen e javës së 22-të të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Pejës, që zhvillohet në mesjavë. Tasevski është basketbollisti i dytë i huaj që do të luajë për “Xehetarët”, pas Dinko Peltos.

Aktualisht, Trepça zë pozitën e tretë në Superligë me 37 pikë të tubuara, një më pak se kryesuesi Sigal Prishtina. Sigurisht, Tasevski do ta përforcojë mjaft ekipin mitrovicas, i cili po kalon momente të mira, pasi e mposhti Sigal Prishtinën në kryeqytet, javën e kaluar. “Xehetarët”, të udhëhequr nga trajneri Milevski, janë pretendent serioz për ta fituar titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›