Haxhibulliq në Bashkim

Klubi i basketbollit Bashkimi, të hënën është përforcuar me basketbollistin Enes Haxhibulliq.
Klubi Portokalli e ka paraqitur për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) përforcimin e ri dhe nëse kryhen të gjitha obligimet procedurale të regjistrimit, basketbollisti boshnjak mund të paraqitet në ndeshjen e radhës së xhiros 22 në mesjavë ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.
Haxhibulliq, i cili llogaritet si basketbollist vendor, më parë ka luajtur për ekipet Vëllaznimi, Peja dhe Prishtina. Haxhibulliq luan në pozitën 3, ndërsa përpos depërtimeve, shquhet me saktësi edhe në gjuajtjet nga largësia .
Përpara Haxhibulliqit, Bashkimi ishte përforcuar me basketbollistët: Bolds, Kadiq dhe Ahmetbashiq. Klubi prizrenas është në negociata edhe me basketbollistin e njohur Muhamet Thaqi, i cili pritet t’i bashkohet këtij klubi.