Trepça shkatërron Besën

Mitrovicasit, të udhëhequr nga sulmuesi në formë Enis Zabergja, e kanë filluar takimin mirë duke kaluar në epërsi në minutën e 21’të. Vetëm katër minuta më vonë, Zabërgja shtoi epërsinë e vendaseve në 2:0.
I njëjti lojtar realizoi edhe në minutën e 30’të, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë. Edhe në pjesë lojën e dytë mitrovicasit ishin të pandalshëm.
Në minutën e 59’të, Getoar Dragusha rriti epërsinë në 4:0, derisa në minutën e 74’të Zabërxha shënoi për 5:0 dhe kompletoi het-trikun e tij. Krejt çka arritën pejanët ishte goli i realizuar nga Besnik Krasniqi tre minuta pa përfunduar takimi.
“Edhe me Prishtinën kemi luajtur mirë, por fati nuk ishte në anën tonë. Sot treguam se kemi ekip të mirë dhe mund të shkojmë larg. Sivjet jam i përgatitur më mirë dhe shpresoj ta rikthej këpucën e artë’, tha Zabërgja pas ndeshjes.
Kjo ishte fitorja e parë e Trepçës, derisa Besa pësoi humbjen e dytë rresht.
Hysi-Trepça ‘89 0:0
Skuadra e Hysit nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola përballë Trepçës ’89, që në këtë takim u drejtua nga trajneri i ri Gani Sejdiu, i cili zëvendësoi Rafet Prekazin e shkarkuar.
Mitrovicasit e kanë nisur mirë takimin dhe kanë pasur disa raste shënimi. Rastin më të mirë e pati Samir Sahit, i cili në minutën e 32’të, pas një gjuajtjeje të fortë, goditi shtyllën e vendaseve.
Kurse në pjesën e dytë vendasit patën iniciativën, por përkundër disa rasteve, nuk arritën ta tundin rrejtën e portierit Enis Manxholli. Për Hysin kjo është pika e parë, derisa Trepça ’89 ka katër pikë.
Hajvalia-Drita 3:0
Pas humbjes nga Drenica në çastet e fundit, Hajvalia ka shijuar fitoren e parë në Superligë pasi mposhti skuadrën e Dritës me rezultat 3:0. Më meritori për këtë fitore ishte Fitim Guraziu, i cili shënoi het-trik në këtë përballje.
Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat 0:0, edhe pse të dy ekipet patën raste shënimi. Por, pjesa e dytë ishte ndryshe. Hajvalia tregoi dhëmbët duke shënuar tri herë në portën e gjilanasve.
Të gjitha golat për Hajvalinë i realizoi Fitim Guraziu, i cili fillimisht realizoi në minutën e 66’të. Vetëm pas tetë minutave ai ngriti avantazhin në 2:0, pasi ishte i saktë nga pika e bardhë.
Dhjetë minuta pa përfunduar takimi, Guraziu me një gol të bukur kompletoi het-trikun dhe shtoi epërsinë e vendaseve në 3:0. Pas kësaj fitoreje, Hajvalia ka tubuar 3 pikë sa ka edhe Drita.
Tabela ND GD PI
1.Trepça ’89 2 2 4
2.Trepça 2 3 3
3.Drenica 1 2 3
4.Liria 1 2 3
5.Prishtina 1 1 3
6.Hajvalia 2 1 3
7.Drita 2 -2 3
8.Kosova (V) 1 0 1
9.Vëllaznimi 1 0 1
10.Hysi 2 -1 1
11.Ferronikeli 1 -2 0
12.Besa 2 -6 0