E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri ditë protesta, qeveria egjiptiane jep dorëheqjen

KAJRO- Në ditën e tretë të protestave të përgjakshme në sheshin Tajrir në Kajro, kabineti qeveritar i Egjiptit  ka dhënë dorëheqjen.

Zëdhënësi i kabinetit, Mohamed Hegazi, tha se qeveria e kryeministrit, Esam Sharaf, ka paraqitur dorëheqjen te Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura të Egjiptit.

Hegazi tha se qeveria do ta vazhdojë punën derisa dorëheqja të pranohet nga regjimi ushtarak i vendit.

Qeveria e Sharafit ishte kritikuar për joefikasitet dhe nënshtrim ndaj regjimit ushtarak.

Kritikat erdhën prej një varg politikanësh egjiptianë.

Si pasojë e përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë thuhet se brenda tri ditëve të fundit kanë vdekur mbi 20 njerëz, ndërsa janë lënduar mijëra të tjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›