Gjermani, gjinekologu me 35 mijë foto intime
Në Gjermani, më shumë se 700 gra kanë paraqitur ankesën e tyre kundrejt gjinekologut të tyre, pasi gjatë kontrollit të zakonshëm, i fotografonte në mënyrë të fshehtë.
Këtë lajm e konfirmon agjencia gjermane DPA, ndërsa vijon më tej duke theksuar se hetimet ndaj tij do të vijojnë, kjo për shkak të imazheve të tjera të zbuluara, plot 35 mijë.
Mjeku ka fotografuar pa lajmëruar 3 000 pacientë. Deri më tani, prokurori tha se vetëm në 800 raste, hetuesit ishin në gjendje për të gjetur identitetin e viktimave, të cilët kanë paraqitur një ankesë kundër mjekut.