Tri mollët që ndryshuan botën…

Molla e parë joshi Evën/Havanë,
Molla e dytë ra mbi kokën e Njutonit,
Molla e tretë u ndërtua nga Stiv Xhobs…
Stiv Xhobs ndërroi jetë të mërkurën. Nëse nuk e njihni kush është (edhe mund të bëjë vaki), ky person ka themeluar gjigantin amerikan të teknologjisë, “Apple” me shokun e tij Stiv Vozniak në vitin 1976. Ky burrë ka ndryshuar teknologjinë, e ka sjellë në formën që është sot…
Një djalë i adoptuar, më vonë i përjashtuar nga kolegji, ndryshoi botën e teknologjisë në fund të viteve '70, kur "Apple II" u bë kompjuteri i parë personal që fitoi shtrirje të gjerë. Të njëjtën gjë bëri përsëri në vitin 1984 me "Macintosh"-in, për të krijuar më pas përvojën kompjuterike siç e njohim sot.
“Delli rebel” që është në qendër të personalitetit të tij bëri që të flakëj nga kompania në vitin 1985, por u rikthye në 1997-ën dhe vetëm pas pak vitesh filloi përpunimin e një trojke produktesh - iPod-in, iPhone-in dhe iPad-in, produkte të cilat e rikthyen “Apple”-in në majat e firmave teknologjike./Start/F. P/
2011-10-06 15:35