Tri opozitat politike në Shqipëri
Ka tri opozita sot në Shqipëri. Një është opozita e rrugës, e cila kërkon numërimin e një sasie kutish votimi. Opozita e dytë është ajo parlamentare, sipas së cilës në Parlament bëhet politikë dhe aty zgjidhen problemet e vendit dhe të qytetarit. Në fakt, këto dy të parat përbëjnë atë që quhet opozitë juridike. Ndërsa e treta është opozita reale, ajo që mund të jetë në rrugë apo në Kuvend, por që nis te problemi që ka qytetari dhe përfundon te rruga për zgjidhjen e këtij problemi.
E para përfaqësohet nga disa drejtues kryesorë të partive të majta të kryesuar nga Rama. Qëllimi i tyre direkt nuk është qytetari, por tentativa për të fshehur humbjen, mospushteti dhe mjeti i justifikimit të tij. Ndërsa indirekt është edhe qytetari me anë të ndonjë deklarate shtypi ku flitet për gjendjen ekonomike! E dyta përfaqësohet përsëri nga disa deputetë të së majtës që duan Parlamentin dhe politikën e tij. Opozita reale deri tani nuk përfaqësohet. Ajo ekziston, por nuk ka përfaqësues të saj. Ka copëza deklarimesh, copëza lajmërimesh etj., por nuk ka përfaqësuesit e saj, problemet e saj dhe rrugët e zgjidhjes së këtyre problemeve. E megjithatë kjo opozitë përbën shumicën e popullsisë në Shqipëri. Përbën shumicën, sepse opozita reale sot në Shqipëri janë të varfrit, të cilët kanë dëgjuar betime e përbetime për shumë vite, por që prapë janë në të njëjtën gjendje, pavarësisht se loja e shifrave apo e pragjeve të varfërisë herë i nxjerr sipër e herë poshtë pragut në funksion të forcës politike që i përdor shifrat (ndryshon vetëm pragu i varfërisë si cilësor i problemit, por jo varfëria si thelb i problemit). Opozita juridike për 4 vjet rresht nuk artikuloi një ligj që të ishte në shërbim të opozitës reale. Konsensuset për ndryshimin e Kushtetutës, për Prokurorinë, për Kodin Zgjedhor, nuk patën asnjë ndikim te jeta e qytetarit. Dhe në tërësi ligjet e miratuara vetëm në një pakicë i janë drejtuar direkt qytetarit.
Opozita reale sot në Shqipëri janë fëmijët e fshatit, të cilët duhet të kalojnë lumin më këmbë për të vajtur në shkollë, duke i futur librat në qese; opozita reale sot në Shqipëri janë banorët e disa fshatrave në Fier, ku ambulanca hapet vetëm dy herë në javë dhe larg qoftë të sëmuresh në ndonjë nga ditët kur është e mbyllur. Opozita reale sot në Shqipëri janë nënat e reja që kontrollin e parë te mjeku gjinekolog e bëjnë ditën që shkojnë për të lindur, sepse në fshatin e tyre nuk ka qendër shëndetësore ose qendra nuk ka mjete. Opozita reale sot në Shqipëri janë fëmijët e porsalindur në maternitete, që nuk kanë pajisjet dhe mjekët e specializuar, ose që kthehen nga maternitet në universitet privat; janë bizneset e vogla totalisht të pambrojtura nga kriza ekonomike dhe të rrezikuara në çdo moment nga falimentimi ose kalimi papritmas në biznes të madh; janë të rinjtë shqiptarë absolutisht të paorientuar për të ardhmen e tyre, të cilët futen në një proces arsimor të palidhur me tregun e punës apo politikat e zhvillimit afatgjatë. Opozitë reale ishin punëtorët burra, gra e fëmijë të punishtes që shpërtheu në Gërdec; opozitë reale ishin shumica e shqiptarëve, të cilët në shkurt të vitit 2008 u prekën nga rritja e çmimit të bukës; opozitë reale do të jenë përsëri shumica e shqiptarëve që do të preken nga rritja e çmimit të energjisë (lajm që hidhet herë pas here në treg, mesa duket si një taktikë për t‘i mësuar shqiptarët me idenë se një ditë do të rritet); janë pacientët e spitaleve të Shqipërisë, të cilët shkojnë në spital jo vetëm me hallin e sëmundjes së tyre, por edhe me plaçkat, me ujin, me bukën dhe ilaçet me vete; e të tjerë e të tjerë.
Por kjo opozitë nuk ka përfaqësues, ajo përfaqësohet vetëm me deklarata dhe e shumta me disa fotografi nëpër emisione televizive për të atakuar kundërshtarin, por jo për të dhënë zgjidhjen e fotografisë. Debatet politike në Shqipëri nuk bëhen rreth zgjidhjes së ndonjë prej temave të sipërpërmendura. Temat e sipërpërmendura nuk bëjnë për të qeshur, nuk prodhojnë as batutë. Ndërsa sot duket sikur politikanët më të suksesshëm janë ata që dinë të përdorin batutën. Batuta e bën një politikan të suksesshëm në Shqipëri, përfaqësimi i ndonjë shqetësimi të popullit nuk e bën të tillë. Madje edhe kur përmendin ndonjë hall popullor, disa prej tyre e bëjnë në formë batute, që të duket sa më "interesant". E thënë shkurt, opozita reale e mësipërme e ka shumë të vështirë të gjejë përfaqësim tek opozita juridike sot.
Një ditë pas humbjes së zgjedhjeve, Partia Socialdemokrate e Gjermanisë ka vendosur të thërrasë strukturat drejtuese për të parë se cilat ishin gabimet që u bënë. Një ditë pas humbjes së zgjedhjeve, në Partinë Socialdemokrate Gjermane po flitet për rigjetjen e identitetit të majtë dhe sa më social, për qartësimin e elektoratit që do të përfaqësojnë, si dhe për bashkëpunimin me Të Majtën- Die Linke të Lafontaine. Tre muaj pas humbjes, udhëheqja e PSSH-sç vazhdon të zgjedhë kryetarin e saj, dhe nuk e ka vënë asnjë ditë në diskutim problemin e identitetit dhe të përfaqësimit!!! Sot flitet për nisjen e disa protestave të opozitës gjoja për mbrojtjen e votës së lirë. Por nuk dihet se kur kjo opozitë politike do të bëjë një protestë, dy, tre, për bukën e gojës, për sigurinë e jetës, për sistemin shëndetësor, etj., duke përfaqësuar kështu interesat e opozitës reale!!
Për disa, opozitë e vërtetë quhet bashkimi i kryetarëve të partive, pavarësisht nga ngjyrat apo etiketat. Por deri tani mbetet vetëm një bashkim agallarësh dhe jo një përfaqësim qytetarësh. Askush nga drejtuesit e së "majtës" opozitare, sot nuk ka asnjë artikulim të ndonjë ideje se si do të përfaqësojë opozitën reale, përveçse idesë së stërthënë të një bashkimi që gjithashtu nuk bazohet në asnjë strategji konkrete por vetëm në shfaqje dhe batuta të çastit. Thelbi i mentalitetit mbizotërues tek opozita juridike e sotme duket se është të varfrit të varfërohen, të pasurit të pasurohen, që kurrsesi nuk përfaqëson të majtën moderne dhe socialdemokracinë, por veçse një "socializëm feudal". Dhe për sa kohë do të jetë kështu, po për aq kohë Berisha do të jetë në pushtet dhe herë pas here do miratojë ndonjë ligj bamirësie gjoja "të majtë", po për aq kohë shoqëria shqiptare do ecë por nuk do të dijë nga ecën, po për aq kohë opozita reale do të jetë e papërfaqësuar nga opozita juridike.