Erdogan: Turqia e gatshme për çfarëdo koalicioni kundër Sirisë

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, edhe sot ka ripërsëritur qëndrimin se vendi i tij do të marrë pjesë në çfarëdo koalicioni ndërkombëtar kundër regjimit të Bahar al-Assadit në Siri, por pa saktësuar nëse me këtë mendon edhe për intervenim ushtarak.
"Tashmë kemi thënë se jemi të gatshëm të marrim pjesë në çfarëdo koalicioni, në të cilin ne do shikojmë që përbëhet nga vullnetarë", - ka thënë Erdogan.
Këtë deklaratë Taip Erdogan e ka dhënë para nisjes për në Shën Petesburg të Rusisë, ku nesër fillon samiti i G-20.
Ndrëkohë, zëvendës ministri i jashtëm sirian, Faisal al-Mekdad, për “The Wall Street Journal” disa herë ka bërë thirrje për pajtim me SHBA, duke theksuar pasojat e sulmit amerikan në Siri. Mekdad, ka thënë se në rast se sulmohet Siria, Damasku jo që do të godas vetëm Izraelin, por edhe Jordanin e Turqinë, nëse këta të fundit marrin pjesë në operacionet ushtartake të udhëhequra nga SHBA-të”./Indeksonline/