Trioja shqiptare dhe muzika jazz nderkombetare ne Tirane
Rona Nishliu, Genti Rushi dhe Ermal Rodi, jane trioja qe do te perfaqesojne Shqiperine ne edicionin e pare te festivalit "Tirana Jazz & World Music Festival". Zeri brilant i Nishliut nderthurur me muziken e artisteve Rushi dhe Rodi do te ndezin Tiranen me 20 korrik. Qe sot, Tirana do te jete qendra e muzikes qe do te mbledh grupe te famshme nga vende te ndryshme te botes per te interpretuar tingujt e muzikes Jazz. Ky festival eshte ideuar nga Besim Petrela si nje perqasje e re per publikun artdashes. "Ka dicka me te bukur se bukuria vete - diversiteti", eshte motoja me te cilen ze fill festivali "Tirana Jazz and World Music Festival". Festivali do te zhvillohet ne datat 18, 19, 20 korrik ne "Hotel Rogner Europa Park". Grupet muzikore do t'i cojne tingujt e muzikes Jazz edhe jashte Tiranes. Ne datat 20-22 korrik disa nga grupet do te performojne ne Durres dhe Shkoder. Diversiteti i grupeve pjesemarrese, eshte mjaft i larmishem duke filluar nga tendencat e vecanta te zhvillimit te muzikes Jazz ne Europe, deri tek tendencat e muzikes Jazz ne Shqiperi dhe Kosove. Ne festival nuk do te mungoje as interpretimi i muzikes Jazz nga artistet kosovare. Banda "Trio of Love" do te perfaqesoje Kosoven me artistet Taulant Mehmeti (kitare), Fatlind Ferati (bass) dhe Enes Bajramliq (bateri). Ne kete aktivitet spikat artistja Denis Jannah, qe ka lene gjurme jo vetem ne skenen holandeze, por edhe ne ate nderkombetare. "Do te performojme vetem kenge origjinale, autoriale qe jane pjese e albumit tone te pare", - ka thene per mediat Taulant Mehmeti, kitarist i "Trio of Love". Sipas tij, "Trio" tashme eshte familjarizuar me publikun shqiptar. Festivali mbeshtetet financiarisht nga Bashkia Tiranes, ambasadat e akredituara ne Tirane pjesemarrese ne festival me grupe te muzikes Jazz si: Austria, Cekia, Franca, Gjermania, Holanda, Italia, Zvicra dhe Kosova.