E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Mun: Do te inkurajoj dialogun Kosove-Serbi

Ne turneun e tij ballkanik, sekretari i pergjithshem i OKB, Ban Ki Mun, te marten e ardhshme, me 24 korrik, do te qendroje edhe ne Kosove, ku do te takoje perfaqesuesit nderkombetare dhe vendes. Gjate vizites se tij, ai do te qendroje ne Prizren, ne Decan dhe ne veriun e Kosoves. Ne prag te kesaj vizite, korrespondenti i "Rtv21" ne Nju Jork mori nje interviste nga Ban Ki Mun. "Kudo qe do te shkoje do ta potencoje rendesine e ketij rajoni jo vetem ne Europe, por edhe ne bote. Edhe pse rajoni ka perjetuar trauma dhe gjykime te medha, ka shenja permiresimi dhe une shoh gatishmeri, dinamike dhe vendosmeri per tejkalim dhe perparim, ka thene Ban Ki Mun. Ai ka shtuar se OKB duhet te konsolidoje mirekuptim, harmoni dhe bashkepunim. "Mesazhi im eshte per solidaritet dhe mbeshtetje. Vendet e rajonit kane kaluar nga shfrytezues te forces paqesore ne kontribuues te saj, kane kaluar nga konflikti ne bashkepunim te madh. Kombet e Bashkuara jane te vendosura te ndihmojne rajonin ne teresi ne ballafaqim me sfidat qe jane para tyre, si krijimin e vendeve te mirefillta te punes, sidomos per gjeneraten e re, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qendrueshem, institucione te forta per demokraci, drejtesi dhe te drejta te njeriut, bashkepunimin me te madh si dhe pajtimin mes fqinjeve", - eshte shprehur sekretari i Pergjithshem i OKB-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›