E Diel, 1 Nëntor 2026

"Triple bill", ftesa e argëtimit

Nesër, ora 18. 30 në Teatrin Kombëtar, një mbrëmje në shoqërinë e filmave, baletit dhe muzikës Hip Hop. Kompania "Dance Theatre" nga Zvicra është ftuar në sezonin e koncerteve "Klasik". Mbrëmja hapet me projeksionin "Secrets for sale", një film i realizuar në vitin 2003 nga Elodie Pong, i cili shfaqet në hollin e teatrit.


Pas tij publiku mund të ndjekë performancën "Krijimi i ri" me kërcimtarët Gerald Durand, David Gernez, Ai Koyama, Hyekyong Kim, Philippe Lehbar dhe Marie Urvoy. Ky numër baleti drejtohet nga koreografët Katarzyna Gdaniec dhe Marco Cantalupo. "Krijimi i ri" fokusohet tek kërcimi në vetvete dhe tek marrëdhënia që ai ka me muzikën.


Pas një pushimi të shkurtër, skena hapet me performancën Hip-Hop, të kompozuar nga Roberto Galieri dhe DJ. Eagle. Subjekti i saj i kushtohet kushteve sociale dhe historike në të cilat ka lindur dhe është zhvilluar muzika Hip-Hop, simboli i jetës urbane dhe tek protagonistët e saj, të cilët janë lodhur nga dhuna. Kjo performancë vjen në dy gjuhë, anglisht dhe frëngjisht.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›