E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic: Sfida me e forte ne bote, e fiton Barcelona titullin

Zlatan Ibrahimovic beson se Barcelona mbart talent te klasit boteror, per kete arsye do te fitoje ndeshjen e radhes me Realin e Madridit, e quajtur ndryshe "clasico". Sipas suedezit, ndeshja e sotme do te jete edhe me e madhja qe eshte perjetuar gjate vitit te fundit, Madridi udheheq aktualisht me nje pike diference, kreun e klasifikimit. Ibrahimovic thote se eshte "shume i sigurt se do te fitojme ndaj Realit te Madridit". Ne nje interviste para ndeshjes, ai shprehet se pavaresisht blerjeve te shumta qe kundershtari beri gjate veres se fundit, si Kristiano Ronaldon, Kakan, Karim Benzemen dhe Ksabi Alonsos, fitorja do te anoje ne ndeshjen e sotme nga ana e Barcelones. "Do te jete nje ndeshje teper emocionuese. Mendoj se do te jete ndeshja e vitit, jo vetem ne Spanje, por ne te gjithe boten, - theksoi Zlatan Ibrahimovic - nuk jam shume i shqetesuar, sepse e di se Barcelona eshte nje skuader e madhe. Kemi lojtare qe luajne ne cdo pozicion dhe qe i perkasin klasit boteror". Barcelona shiti Samuel Eton, ne muajt e veres per tek Interi dhe pagoi nje shume qe shkoi deri ne 45 milione euro, qe te fitonte sherbimet e sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic. Ai nuk ka pasur asnje problem qe te pershtatet me lojen e katalanasve, pas 13 javeve te para. Gjithsesi, Ibrahimovic nuk ka luajtur gjate tre javeve te fundit per shkak te nje demtimi. Ai ndihet disi ne dyshim edhe para ndeshjes qe do te luhet sot ne "Camp Nou", megjithese do ta kete shume te veshtire qe te pranoje stolin. "Ndeshjet e medha mbeten ne histori dhe te gjithe duan qe te luajne ne fushe", - theksoi 28 vjecari. "Por duhet te kemi parasysh se nuk eshte nje ndeshje qe i ben lojtaret kampione. Duhet ta fitojme sfiden e radhes dhe te tjerat per te qene kampione ne fund", - thekson Zlatan Ibrahimovic. "Kjo nuk eshte nje finale e Liges se Kampioneve. E verteta eshte se, kjo eshte nje ndeshje normale ku ne duhet te shenojme tre pike", - perfundon Zlatan Ibrahimovic.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›