E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tripoli në prag të krizës humanitare

Bëhet fjalë për mungesa të ujit, ushqimit, barnave dhe energjisë elektrike, ndërsa thuhet të ketë grumbuj plehrash të pambledhur.

Mediat flasin për gjetjen e të tjerë trupa njerëzish të vrarë gjatë betejës për kryeqytetin libian.

Forcat opozitare thonë se po përgatiten për sulme të tjera në vendlindjen e Gadafit, Sirte, nëse negociatat me besnikët e regjimit të tij dështojnë. Ndërkaq, vendndodhja e ish-liderit libian mbetet ende e panjohur.

Vendet arabe u kanë bërë thirrje të gjitha shteteve të shkrijnë asetet e Libisë, në përpjekje për të ndihmuar popullatën.

Liga Arabe po ashtu u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të lejojnë Këshillin Kombëtar të Tranzicionit të zërë vendin e Libisë në OKB.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-28 13:48
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›