E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selanik, arrestohet një shqiptar i shumëkërkuar

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Policia greke nuk e jep identitetin e të arrestuarit për arsye të hetimi. Mësohet se shqiptari ka qenë i dënuar me 24 vite burg në mungesë nga drejtësia në Tiranë, ndërkohë këto vite në arrati ka lëvizur në vende të ndryshme të Evropës.

Shqiptari u arrestua pak minuta para se të hipte në avion, ndërsa policia dyshoi tek pasaporta e tij biometrike se ishte e falsifikuar. /Start/

                                                                                             2011-08-28 14:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›