E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrja gjermane: Të krijohet SHBE-ja për të tejkaluar krizën

“Qëllimi im është krijimi i Shteteve të Bashkuara të Evropës, duke ndjekur shembullin e shteteve të tjera federale si Zvicra, Gjermania apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA)”- deklaroi sot znj.Der Leyen, -shkruan e përjavshmja gjermane “Der Spiegel”.

Për më tepër, Von der Leyen dha përkrahjen e saj për kërkesën e parashtruar nga Finlanda që vendeve që u nevojitet paketa e shpëtimit financiar, duhet të garantojnë kreditë e marra nëpërmjet rezervave të tyre në ar. Ajo përvijohet si një figurë politike që nuk është në të njëjtën gjatësi vale me kancelaren federale gjermane Angela Merkel. Një Bashkim Politik i Evropës do të mundësonte njëtrajtësimin e çështjeve me rëndësi, si politike, financiare apo ekonomike, “duke përdorur përparësitë që të ofron madhështia e Evropës”, tashmë që për të përballuar sfidat dhe garën në rrafsh global nuk është e mjaftueshme vetëm monedha e përbashkët, bën me dije Agjencia Spanjolle  e Lajmeve (EFE).

“Nuk dëshirojmë të përjetojmë një situatë të tillë ku pas disa vitesh, qeveri të reja evropianë të mendojnë se ‘festa’ duhet të nisur prej fillimit”, shprehet ministrja gjermane e Punës, të cilën shtypi gjerman e vlerëson si një nga kandidaturat më serioze për të zëvendësuar Angela Merkelin, shkruan e përditshmja spanjolle “La Vanguardia”. /Z.Gj/Start/

                                                                                             2011-08-28 15:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›