E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trishe:Eurozona nuk është në rrezik

Kreu i Bankës Qendrore Evropiane, ka deklaruar se traktati i Bashkimit Evropian duhet të ndryshohet për të parandaluar një shtet anëtar të destabilizojë pjesën tjetër e bllokut.

Zhan-Klod Trishe, duke folur në një radio franceze tha se Evropa ka dështuar për tu përballuar me krizën globale financiare, për shkak se disa prej anëtarëve të saj nuk i kanë respektuar rregullat e traktatit lidhur me mbikëqyrjen dhe qeverisjen brenda zonës euro.

Trishe, i cili do të largohet nga posti i presidentit të BQE-së në fund të këtij muaji, pas një periudhë tetë-vjeçare, gjithashtu tha se qeveritë evropiane duhet ta përballpjnë krizën që ka goditur eurozonën dhe për të trajtuar situatën e keqe të ekonomisë greke.

Ai shtoi se, megjithatë beson që euro do të mbetet një valutë "shumë e besueshme", dhe se eurozona "nuk është e kërcënuar."

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›