Ka nisur kompensimi i ish-pronareve per aksin Tirane-Elbasan

Ka nisur kompensimi i ish-pronarëve, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Tiranë - Elbasan (loti I).
Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë, vlera total e e shpronësimit është rreth 17 milionë lekë.
Kjo vlerë do të përballohet nga “Zëri i investimeve”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, për vitin 2011.
Sipas vendimit, shpronësimi nisi në datë 15 tetor dhe do të përfundojë më 15 dhjetor të këtij viti.
Pronarët e objekteve do të likuidohen, për efekt shpronësimi, pasi të ketë përfunduar procesi i legalizimit dhe i regjistrimit në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive, Tiranë, si dhe në bazë të dokumentacionit të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Rrugëve.
Në bazë të vendimit, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si dhe Zyra Vendore pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në çastin kur do të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Transportit, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve si dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.