E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i viktimave në protestat në Jemen

Viktima të shumta janë raportuar në kryeqytetin jemenas, Sana, pasi trupat besnike të presidentit, Abdullah Saleh Ali, hapën zjarr mbi protestuesit anti-qeveritar.

Zyrtarë thanë se rreth 13 persona janë vrarë si pasojë e përleshjeve dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Dëshmitarët thanë se snajperët mbi çatitë e shtëpive hapën zjarr në turmat prej mijëra njerëzve, që po bënin thirrje për largimin e presidentit, Saleh Ali.

Rreth 1500 persona janë vrarë në përleshje të ndryshme, që kur kanë filluar protestat anti-qeveritare në Jemen, në shkurt të këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›