E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritan Shehu: Shqipëria dhe rajoni kanë nevojë për përpjekjet çiklopike të Berishës

tritanDeputeti demokrat, Tritan Shehu, mendon se pavarësisht dorëheqjes, roli i Berishës në PD do të jetë i rëndësishëm. Kjo, pasi sipas tij, Shqipëria dhe rajoni kanë nevojë për të.

Unë jam i bindur se roli i z. Berisha në shërbim të PD-së dhe vendit në tërësi nuk ka përfunduar me kaq. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe. Ai tashmë është një personalitet thelbësor e pozitiv, energjik, protagonist i zhvillimeve demokratike shqiptare, që nga 1990-a. Unë jam i bindur se ai do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm edhe në të ardhmen, pavarësisht në çfarë forme, gjë që unë nuk mund ta parashikoj dot sot. Po kështu, dua të theksoj se në realitet janë zhvillimet e sfidat e ardhshme të Shqipërisë dhe të Rajonit, që pa dyshim do të kenë nevojë për personalitetin e Berishës dhe më tej, ka thënë Shehu për Shekullin, ndërsa ka vlerësuar aktin e dorëheqjes së Berishës:

Një gjest demokratik, i emancipuar, në përputhje me vizionet europiane. Unë do ta quaja një veprim krejtësisht në përputhje dhe me principet, që realisht kanë udhëhequr z. Berisha në të gjithë këto vite të kontributeve të tij ciklopike, për rrëzimin e komunizmit e për ndërtimin e një shteti të lirë, të zhvilluar, integruar e demokratik në vendin tone.

Shehu e ka pranuar se të matëshe me Berishën në PD ka qenë shumë e vështirë, për shkak të personalitetit të tij të fortë./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›