Shkodër/ Përçahet e djathta. Kandidati i PR-së:PD më vodhi votat
Koalicioni i djathtë në Shkodër duket se është përçarë, pasi Partia Republikane ka ankimuar rezultatin në këtë qark duke pohuar se votat në Shkodër janë manipuluar nga Partia Demokratike.
Në bazë të të gjitha llogaritjeve PR-ja kishte një mandat deputeti në Shkodër pasi kishte 5016 vota ndërsa ende numëroheshin vota. Kishim votat e mjaftueshme dhe atëherë kur çdo gjë dukej se përfundoi, nisi manipulimi. U vodhën votat nga Partia Demokratike, duke u ndihmuar nga Partia Socialiste, është shprehur kandidati i PR-së Gaspër Kokaj.
Sipas tij janë provat, Kemi procesverbalet të cilët janë të falsifikuara, fikjen e dritave në ambjentet ku po bëhej numërimi, nxjerrja e mbi 100 fletëve sit ë pavlefshme, ndërsa ishin për PR-në, kuti të numëruara nga dy herë vetëm e vetëm që të shtoheshin votat për PD-në. është për të ardhur keq që PD-ja e konsideroi PR-në si kundërshtare dhe jo si aleate , pasi donte të justifikonte veten e saj, shprehet Kokaj për GSHnë./A.Xh