Tritol banesës së 62-vjeçares në Shkodër, policia: Nuk ka të lënduar

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë mesnatës në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake nga Policia, bëhet me dije se lëndë plasëse është hedhur në portën e oborrit të banesës së 63-vjeçares Frida Sala.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
62 vjeçarja Frida Sala e cila punon në doganën e Hanit të Hotit, duke peshuar mallrat që hyjnë e dalin në atë doganë, ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd.
Shtetasja Frida Sala deklaroi se ishin zgjuar dhe po bëheshin gati për të ngrënë vaktin e syfyrit duke qenë se agjërojnë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.
Policia ka marrë në pyetje edhe djalin e 62-vjeçares, shtetasin Dori Sala, i cili po ashtu ka deklaruar se nuk ka konflikte me askend dhe se nuk e di se kush mund të jenë autorët.
/rtsh.al/