Tritol hekurudhës Vorë-Shkodër, policia: Dyshime për skrap
TIRANË- Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në mesnatë në hekurudhën Vorë-Shkodër. Shpërthimi ka dëmtuar rëndë një pjesë të kësaj hekurudhe në vendin e quajtur Gramëz.
Shpërthimi ka ndërprerë lëvizjen e trenave, ndërkohë që punonjës të hekurudhës po punojnë për rivënien në funksion të hekurudhës.
Fatmirësisht në momentin e shpërthimit në hekurudhë nuk kishte asnjë tren. Paraprakisht mendohet se shkaku i vendosjes së tritolit mund të ketë qenë qëllimi i autoreve për të marrë hekurin për skrap.Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
(el.me/BalkanWeb)