E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol pallatit në Pogradec, për konflikte të hershme, në kërkim 37-vjeçari

vrasja-e-lamajt4,-vrasje,-policia-natenPogradec- Policia e Pogradecit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një të dyshuar për ngjarjen e të dielës në qytetin e Pogradecit, ku një sasi tritoli shpërtheu në katin e tretë të një pallati.

Sipas bluve të qytetit, në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale R.D 37-vjeç.

Ndërsa mësohet se shënjesta e këtij sulmi ka qënë shtetasi 41-vjeçar Ledjon Isallari. Ky sipas policisë është një person i njohur me precedent penal dhe banonte në katin ku dhe shpërtheu eksplozivi. Ai ka qenë disa herë i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të hershëm mes 41-vjeçarit dhe autorit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku si pasojë e shpërthimit u dëmtuan edhe tre apartamentet e të njëjtit kat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›