Lefteri Lleshi: KQZ-ja i administron zgjedhjet edhe me katër anëtarë
Tiranë- Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Lleshi, paçka thirrjeve të të dyja krahëve për të plotësuar anëtarët e munguar, ka deklaruar se “Kodi aktual plotëson rekomandimet e ODIHR, çka i jep përgjegjësi KQZ-së edhe kështu siç është të administrojë zgjedhjet.
Gjatë një seminari për mosmarrëveshjet në KQZ, Lleshi theksoi sot se zgjidhja e mosmarrëveshjeve që lindin në këtë institucion duhet të jetë si rezultat i kontributit të përbashkët të të gjithë aktorëve të shoqërisë.
Duke e theksuar këtë një mekanizëm thelbësor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Lleshi ka kërkuar mbështetjen e forcave politike, mediave dhe shoqërisë civile.
Praktika ka treguar se problemet lindin pas procesit të zgjedhjeve. KQZ-ja ka dhe do të ketë rol të veçantë për zgjidhjen e tyre, por nuk mjafton po nuk pati mbështetjen e forcave politike, mediave dhe shoqërisë civile. Ne duam zgjedhje me standarde edhe pse nuk kemi numrin maksimal kjo nuk e cenon punën tonë. Kodi aktual plotëson rekomandimet e ODIHR, çka i jep përgjegjësi KQZ-së edhe kështu siç është të administrojë zgjedhjet, tha ajo.
Lleshi gjatë një seminari për mosmarrëveshjet zgjedhore, ka premtuar se do jetë e paanshme bashkë me kolegët dhe do të zbatojë ligjin, edhe nëse do ti duhet që ky institucion ta kryejë punën me 4 anëtarë.
Unë dhe koleget e mi kemi eksperiencën e duhur, do bëjmë përgatitjet e duhura për arritjen e transparencës dhe standardeve, do punojmë me përkushtim. Do jemi të paanshëm, vendimet tona do ndikohen vetëm nga fryma e ligjit, ashtu siç jemi betuar para Kuvendit. Megjithatë suksesi i procesit është rezultat i kontributit të përbashkët, shtoi më tej Lleshi.