E Diel, 1 Nëntor 2026

PE me qendrim te ri nese zgjedhjet sjane te mira

Nese zgjedhjet nuk plotesojne standardet Parlamenti Europian paralajmeron përcaktimin e nje qendrimi te ri politik ndaj Tiranes. Këtë e deklaron numri dy i Delegacionit te PE-së per Evropen Juglindore, slloveni Zhelko Kacin, një njohës i mirë i zhvillimeve politike në Shqipëri.

“Nëse gjërat nuk do të shkojnë siç presim, atëherë ne duhet të bëjmë një marrëveshje të re dhe të ndryshojmë qëndrimin tonë me lidershipin politik aktual në vend. Një organizim i mirë i zgjedhjeve, megjithëse këto nuk janë zgjedhje parlamentare, mund të jetë një mesazh shumë pozitiv dhe premtues për politikanët, për qeverinë dhe sidomos për deputetët e parlamentit” tha Kacin.

Kacin i referohet dhe ndasive brenda vetë parlamenti europian në favor të njërës apo tjetrës forcë politike shqiptare. Për këtë arsye sipas tij, delegacioni i eurodeputeteve monitorues të 8 majit duhet të jetë sa më i përbërë.

“Mendoj se jo të gjithë anëtarët e delegacionit duhet të jenë nga i njëjti grup politik, në mënyrë që ne të mund të jemi në pozicionin e duhur për të gjykuar më realisht për situatën, për të ardhmen dhe zhvillimet e mëtejshme në Shqipëri” tha Kacin.

Një delegacion prej 7 eurodeputsh  do të vijë në 8 maj në Shqipëri për të monitoruar procesin. Kacin e sheh të rëndesishme praninë e tyre për të përcjellë sic duhet mesazhin e Brukselit për qetësi. 

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›