E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfon Muriqi

Nga Express me 22 nentor 2010 ne ora 1149

Elvir Muriqi e ka fituar mecin ndaj boksierit amerikan Daniel Judah i cili u zhvillua te shtunen mbrema ne palestren 145The Aviator Sports Complex146 te New Yorkut. Kosovari ka boksuar me sukses ne mecin e vlefshem per kategorine gjysme te rende pas rikthimit te tij prej me se 13 muajsh pauze.

Ne mecin 10 rundesh 31 vjecari nga Peja ishte bindshem me i mire se kundershtari i tij 33 vjec. Dy gjyqtare i kane dhene Muriqit nga 100 pike kurse nje tjeter 99 sosh. Pas kesaj fitoreje 145The Kosovo Kid146 insiston se ka ardhur koha qe ai te shpallet kampion bote ne kategorine gjysme te rende.

Muriqi do ta provoje qe ta beje nje gje te tille gjate vitit te ardhshem duke e sfiduar ndonjerin prej kampioneve te kategorise gjysme te rende Jean Pscal Beibut Shumenov Tavoris Cloud dhe Jurgen Brahmer.

147Ne nje dite te mire kur e ndiej veten mire dhe nese nuk ma bejne me hile e di qe mund ta fitoj titullin e botes. Natyrisht do te boksoj edhe nje here per ta arritur kete synim timin148 thoshte dite me pare Muriqi per Express.

Kjo ishte fitorja e 38-te per boksierin kosovar i cili njeheresh ka edhe 5 humbje. Kurse per Judah kjo ishte humbja e katert. Ai ka 23 fitore dhe 6 barazime. Te shtunen mbrema ne Brooklyn te New Yorkut fitore shenoi edhe boksieri tjeter shqiptar Stivens Bujaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›