Salihi magjeps Austrine pushton faqet e gazetave
Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi ka shkelqyer ne fitoren 5-0 te Rapidit te Vjenes kunder LASK Linzit te shtunen. Bomberi i Shqiperise shenoi kater gola ne kete ndeshje qe i takonte javes se 16-te te Bundesliges austriake. Salihi shenoi ne minutat 11 47 87 dhe 90 ndersa luajti tere ndeshjen. Sulmuesi 26-vjecar kete edicion ka realizuar shtate gola. shte hera e pare qe ne nje ndeshje kampionati shenoj kater gola. Shpresoj qe skuadra te vazhdoje me kete forme edhe ne ndeshjet e ardhshme dhe te ngrihemi drejt kreut te klasifikimit aty ku e kemi edhe vendin ka thene Salihi te dielen per mediumet austriake. Ai eshte lavderuar nga trajneri i Rapidit Peter Pakult. Salihi ka nuhatje te mire per gol. Ne javet e fundit po punon sic duhet dhe rezultatet po shihen ka thene Pakult. Te Rapidi ne stol qendroi Atdhe Nuhiu ndersa Klodian Duro luajti 90 minuta per LASK-un. Mesfushori Duro u ndeshkua me karton te verdhe ne minuten e 57-te.