Interi shkon ne kolaps total Kievo e fundos
Interi thyhet ne Verona nga Kievo duke kompromentuar keshtu seriozisht pozicionin ne kampionat me trajnerin spanjoll gjithnje e me ne dyshim. Skuadra e Piolit ka siguruar fitoren 2-1 qe e ka arritur fale golave te Pelisier dhe Moskardelit. Samuel Eto ka shenuar nje gol ne minutat e fundit por pa mundur tu jape fund vuajtjeve te skuadres. Nderkohe zikaltrit vazhdojne te largohen gjithnje e me shume nga Milani kryesues dhe asnje nuk arrin me te njohe ne fushe ekipin kampion te Evropes.