Adelina edhe këto pushime pa të dashur

Adelina Tahiri vazhdon të jetë mjaft e përfolur për jetën e saj private, por kohëve të fundit ajo thotë se këto thashetheme nuk çojnë peshë, ngase është mësuar me to. E vërteta, sipas Adelinës, qëndron në atë se ende nuk e ka takuar djaloshin ideal dhe se tani aktualisht është e përqendruar vetëm në krijimtarinë muzikore, shkruan zëri.
“Fillimisht ju bëj të ditur se pushimet verore gjithnjë i kaloj me familjen dhe shoqërinë time, për shkak se jam ende vetëm. Ndërsa tani në këtë vit jam mëse e angazhuar me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore dhe kjo më ka shtyrë që tani për tani mos të mendojë se ku do t’i kalojë pushimet. Ndoshta do të mund të gjejë kohë kah muaji shtator, sepse në muajin gusht jam shumë e angazhuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ndërsa sa i përket thashethemeve që bëhen për jetën time private tani me kalimin e kohës jam mësuar me to dhe fare nuk po shqetësohem për to”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Adelina gjatë këtyre ditëve është duke përgatitur një videoklip të ri, pjesën dërmuese të punës thotë se e kanë përfunduar dhe tani për pak ditë do të plasohet në treg./Zëri/