Trojet shtetërore, taksë ose privatizim
08/04/2010 Projekti i ri i Qeverisë parashikon pagimin e një detyrimi vjetor 10 % të vlerës së truallit
Marrëveshje për pagesë me këste, “sanksionet” në rast të mosrespektimit të afateve
Qeveria shqiptare shton listën e taksave për qytetarët e saj. Duke nisur që nga ky vit, personat fizikë dhe juridikë që kanë në përdorim trojet shtetërore të përfituara nga procesi i privatizimit të ndërtimeve mbi të, do t’i paguajnë shtetit një taksë vjetore pikërisht për të drejtën e këtij trualli, ose do ta blejnë atë. Niveli i taksës mbi të drejtën e përdorimit do të jetë në vlerën 10 % të vlerës së truallit në përdorim. Nga zbatimi i këtij ligji përjashtohen trojet turistike, objektet dhe trojet e pranuara në proces legalizimi apo mbi trojet shtetërore të dhëna me qëllim investimi mbi to. Ministria e Financave i ka prezantuar Kuvendit për miratim projektin “Për taksën mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror”, i cili ndër të tjera parashikon edhe të drejtën që u lind me këtë ligj individëve për të privatizuar nëpërmjet blerjes truallin shtetëror nën ndërtesën e privatizuar, të blerë apo të ndërtuar prej tyre. Në këtë mënyrë, individi përjashtohet nga pagesa e taksës vjetore. Qeveria nëpërmjet projektit ofron mundësinë e pagimit të truallit me këste. Pra, nëse subjekti që kërkon të privatizojë truallin shtetëror ndodhet përpara pamundësisë për të paguar menjëherë, ai mund të kërkojë lidhjen e një marrëveshjeje për pagesë me këste. Në çdo rast kohëzgjatja e marrëveshjes me këste nuk mund të jetë më shumë se dy muaj. Gjithashtu, projekti parashikon edhe faljen e qirave të papaguara për truallin në përdorim nga individë që i nënshtrohen taksimit për të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror. Por për këtë, Qeveria parashtron kushtet e veta. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, individët duhet të depozitojnë kërkesën për privatizim të menjëhershëm ose me këste. Mosrespektimi i afateve rikthen detyrimin për pagesën e qirave të papaguara. Nga të ardhurat e krijuara nga privatizimi, 75 % e tyre kalojnë në buxhet të shtetit dhe 25 % në atë të pushtetit vendor.
Kush preket nga ligji?
Ligji zbatohet për trojet e paprivatizuara: të ndërtesave të privatizuara sipas ligjit nr. 7512 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private”, (të shfuqizuar) sipas gentplaneve në momentin e privatizimit; të ndërtesave të shitura nga ndërmarrjet shtetërore para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7512, sipas gentplaneve në momentin e shitjes; mbi të cilat janë ndërtuar ndërtesa mbi bazën e lejeve të ndërtimit të lëshuara nga komitetet pluraliste të këshillave në periudhën e funksionimit të tyre; dhe për trojet në përdorim të personave juridikë tregtarë në përputhje me parashikimet e vendosura nga ligji i veçantë. Pagesa dhe mbledhja e taksës
Për vjeljen e taksës mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror ngarkohen drejtoritë e rajonale tatimore. Detyrimi për t’u paguar llogaritet duke shumëzuar nivelin e taksës me vlerën e truallit shtetëror në përdorim. Detyrimi për pagesën e kësaj takse, në rast të privatizimit nëpërmjet blerjes së truallit në përdorim, llogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e vitit gjatë të cilit është ushtruar e drejta e përdorimit të truallit shtetëror. Për sa i takon kohës së mbledhjes së taksës, subjektet dorëzojnë në drejtoritë rajonale apo kanë të regjistruar brenda 15 shkurtit të ardhshëm formularin e deklarimit të taksës.
Afati i pagesës me këste
Në rast të mosrespektimit të afatit të pagesës edhe të një kësti të vetëm, marrëveshja zgjidhet dhe shumat e paguara deri në atë çast shkojnë për llogari të shlyerjes së taksës të së drejtës së përdorimit të truallit shtetëror. Për këtë qëllim bëhen transfertat në llogarinë e administratës tatimore. Ekzekutimi i marrëveshjes së pagesës me këste nuk pezullon pagesën e plotë të taksës vjetore mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, individët që i nënshtrohen taksimit për të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror nuk kanë më detyrimin për të paguar qira për truallin në përdorim. Lehtësirat e pagesës
Nëse kërkesa për pagesë të menjëhershme të vlerës së truallit, i cili kërkohet të privatizohet, bëhet me shkrim brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe kjo pagesë realizohet brenda 30 ditëve nga data e pajisjes me autorizim për kalim pronësie trualli, individët përfitojnë një ulje prej 20 % të vlerës dhe 20 % të vlerës së mbetur mund të paguhet me bono privatizimi. Nëse kjo kërkesë për pagesë të menjëhershme bëhet pas 6 muajve, individi përfiton vetëm uljen 20 % të vlerës së truallit. Nuk përfitojnë nga ky përjashtim individët, të cilët paraqesin kërkesën e tyre pas një viti nga hyrja e fuqi e këtij ligji.