Ceremonia për 7 prillin, Bashkia vë në rresht prefekturën dhe qarkun
08/04/2010 Vangjush Dako prish protokollin, i pari që vendos lule tek statuja e Mujo Ulqinakut
DURRES- Bashkia e Durrësit ka vënë në rresht prefektin dhe kryetarin e qarkut duke u kryesuar në ceremoninë e kujtimit të rezistencës antifashiste të 7 prillit 1939. Kryetari i bashkisë Vangjush Dako ka mundur të ndërhyjë në bërjen e protokollit të përkujtimit të kësaj ngjarje duke vendosur të kryesojë radhën e vendosjes së kurorave pranë bustit të Mujo Ulqinakut, heroi i rezistencës në bregdet.
Ceremonia
Qarku dhe prefektura kanë shprehur gatishmëri për të qenë së bashku me bashkinë në një ditë të tillë, por as prefekti Genc Alizoti dhe as kryetari i qarkut Seid Kërtusha nuk janë vendosur në “ballinën” e ceremonialit. Ceremonia ka risjellë edhe një herë në ngjarje përkujtimore tendencat e shfaqjes dhe manifestimeve politike. Dita e Pavarësisë së vendit, e Çlirimit të Shqipërisë dhe e çlirimit të Durrësit organizohen ndaras, veç bashkia dhe veç qarku me prefekturën. Qarku kryesohet nga të mandatuar të djathtë, ndërsa prefektura këtë herë është marrë nga aleatët e rinj të PD-së duke vënë në krye të saj prefektin Genci Aslizoti, i cili i përket LSI-së. Madje Alizoti dhe organizatori i ceremonisë kanë shkëmbyer pas përfundimit të përkujtimores replika lidhur me radhën e vendosjes së kurorave tek busti. Alizoti ka shfaqur rezerva duke kujtuar se institucioni i prefektit dhe ai i kryetarit të qarkut janë institucione që qëndrojnë në “hierarki” më lartë sesa bashkia e komunat. Por kjo nuk ka pasur asnjë efekt pasi Alizoti është detyruar të ndjekë hapin e Dakos dhe pas tij edhe kryetari i qarkut Kërtusha. Rasti nuk ka kaluar pa u vënë re ndër të pranishëm, të cilët e kanë komentuar në forma të ndryshme këtë paraqitje të drejtuesve më të lartë lokal në qarkun e Durrësit. Në ndryshim nga prefekti Alizoti, kryetari i qarkut Seid Kërtusha ka mbajtur qëndrim të ftohtë duke mos ia vënë veshin tendencës së organizatorëve. Ai madje nuk e ka komentuar fare këtë protokoll dhe është larguar sapo ka mbaruar ceremonia.