Aldo Bare ndeshet me “armikun”
08/04/2010 Avokati Meçi kundërshton dhe i quan dëshmitarët rrugaçë të mbrojtur
Debat i ashpër zhvillohet në gjykatë, i penduari Selmani hedh akuza
TIRANË- Ndizet situata në gjykatë midis Aldo Bares, avokatit mbrojtës dhe dëshmitarëve të drejtësisë. Për të dytën herë, Gramoz Selmani ka rrëfyer në sallë, veprimtarinë e Bandës së Lushnjës. Por këtë radhë Selmani ka qenë përballë Aldo Bares, njeriut të cilit i trembeshin. Kërcënime, sharje, replika të ashpra shoqëruan gjithë seancën e djeshme, e cila zgjati për më shumë se tre orë. Avokati Vladimir Meçi ishte përgatitur të kundërshtonte mënyrën e marrjes së dëshmive të tre vëllezërve të Tur Dajes. Ai tha se deklarimet e Afrim Dajës, Lorenc Dajës dhe Stiliano Dajës të lexuara në gjykatë dhe u futën në fashikuj edhe pse janë të paligjshme. Meçi nuk ngurroi t’i quaj dëshmitarët e mbrojtur nga drejtësia “rrugaç të mbrojtur”. Më tej shtoi se Aldo Bare është përfolur nga media e politika atëherë procesi duhet të zhvillohet në mënyrë rigoroze. Marrja në pyetje është e paligjshme dhe në kapërcim të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. “Duhet të dimë si është pyetur, ku janë gjetur”, tha avokati. Në procesverbalin e sjell në gjykatë thuhet se Lorenc Daja ka telefonuar Zigur Bizhgën duke e vënë në dijeni për ngjarjet e ndodhura dhe i ka lënë takim në Athinë, pasi nuk kishte siguri për rikthimin e tij në Shqipëri.
Kronologjia e “luftës” në gjykatë mes Bares dhe të penduarit Selmani
(ndërhyrjet e prokurorëve dhe avokatit)
Gramoz Selmani në vitin 1997, ka ikur me vrap nga frika se e vriste Aldo Bare. Jo vetëm kjo, por ai për vite të tëra i është fshehur ushtarëve të tij. Ndërsa dje u përball me të pandehurin në sallën e gjyqit duke ia thënë të vërtetën në sy. Është mik i Artur Dajës, një prej personave që iu pre koka dhe u shëtit në qytet. Tregoi për momentin kur u vra vëllai i Alfred Shkurtit dhe personat që ishin në ngjarje. Përmendi emrin e Aldo Bares. Pas kësaj menjëherë vjen reagimi i ashpër. Numri një i Lushnjës tregoi se është ende i fortë dhe ka pasur kurajën ta falte një person nëse ia kërkonte. Selmani i tha Bares së ditën kur i është vrarë vëllai ka qenë në ngjarje, por ia ka mbathur me vrap.
Bare iu përgjigj: “Ika me vrap se kisha frikë ë”.
Gramoz Selmani : “Nuk kam arritur të njoh personat se ata vazhdonin të qëllonin. Pas ngjarjes kam ikur në shtëpi kam marrë nusen dhe kunatën dhe kam ikur të nesërmen për në Greqi. Në Greqi qëndrova 6 muaj, kam qenë në periudhë dimri. Më pas më rikthyen për në Shqipëri. I kam kërkuar ndihmë Met Zenelit që të ikja prapë për në Greqi. Jam takuar me Masarin Aliun dhe më pas kam shkuar në Bubëllimë të Lushnjës. Po lëviznim në drejtim të Fierit. Në kthesë të fshatit Kolonjë na doli para Ilir Stërgu me Arben Boriçin, të cilët kanë qenë me automatik në anë të rrugës. Thashë “shpejt se na vranë”. Masari hedh makinën në krahun e majtë. Del Masari dhe Meti, unë u futa poshtë makine. Ata qenë afër dhe po i qëllonin Masarit dhe Metit duke i ndjekur nga fusha që ata ishin duke ikur me vrap. Unë kalova xhaden, kur del Alfred Shkurti dhe nisen të qëllojnë. Hyra në një shtëpi ku kërkova ndihmë dhe pashë që Meti ra në kanal. Arben Boriçi dhe Ilir Stërgu i qëlluan Metit. Alfredi qe me Enver Dondollakun tek cepi i dyqanit dhe qëllonin. Pasi kërkova ndihmë i hipa autobusit dhe ika në Fier. Takova Masarin e më tha s’të ndihmoj dot. Unë i thashë që Metin e vranë”.
Aldo Bare:
“Para se të filloj kjo seancë kërkoj të bëhet një kërkesë. Nëse do të ketë dëshmitarë si i madhi Kicja, që surrati ishte i mbuluar, dua që në atë dhomë të jetë përfaqësuesi im”.
Prokuroria: “Gramoz Selmani ka pasur një masë sigurie se ka qenë i pandehur në një proces të lidhur. Dosja mbante numrin 158 të Prokurorisë së Lushnjës në vitin 1997 për vrasjen e Genci Kasharit, Ramadan Shkurtit. Meqë kjo ngjarje ka lidhje në këtë proces të pyetet si bashkë i pandehur”.
Meçi: “Gramoz Selmani është i akuzuar për 6 vrasje me paramendim, kërkojmë të dimë se cili është statusi i tij”.
Prokuroria: “Ai nuk është pjesë e këtij procesi. Nuk ka asnjë çështje në ngarkim të tij. Do pyetet sipas nenit 167”.
Aldo Bare: “Sot ke pasur shansin që të tregohesh i pastër, dhe po ta kishe bërë këtë unë do të të falja, për zotin që do të të falja për atë që bëre. Kur më ke njohur për herë të parë, kur më ke parë për herë të parë”?
Selmani: “Për herë të parë të kam parë në Lushnjë dhe të kam parë para viteve ‘90. Të kam njohur si lushnjar si djalë shumë të mirë”.
Aldo Bare: “Ditën që erdhi makina Audi i zi dhe ti ishe ulur te kafja me Tur Dajën dhe ata të tjerët, ke parë gjë disa persona të armatosur tek lokali”?
Selmani: “Jo s’ka pasur asnjë person të armatosur te lokali kur po vinte makina. Makina po vinte shumë avash me rreth 20 kilometra në orë, dhe kur u afrua aty filloi të gjuante me xhama mbyllur. Dhe unë u ula poshtë dhe Artur Daja gjuajti nga mbrapa makinës. Mbrapa makinës ishte i ulur Ramand Shkurti me Enver Rabian. Ndërsa para ishte Bare me shoferin”.
Aldo Bare: “Ne paskemi filluar të gjuajmë me xhama mbyllur, ndërsa ti je ulur poshtë tavolinë dhe na i paske parë të gjitha këto ngjarje nga poshtë tavolinës. Dhe më pas më paske parë dhe mua të zbrisja nga makina dhe të lija vëllain tim të plagosur dhe të ikja me një tjetër”.
Selmani: “Po kjo është e vërtet, pastaj ty të panë të gjithë edhe vetë Lorenc Daja”.
Aldo Bare: “E habitshme që poshtë tavolinës i ke parë të gjitha këto, po pastaj ku shkove ti”?
Selmani: “Pastaj ika tek Sulovari dhe i thashë për ngjarjen, dhe ai më tha që të mos përfshihesha dhe të largohesha, pasi Tur Daja nuk ishte shoku im dhe kishte vrarë nja katër veta. Kaq më ka thënë”.
Aldo Bare: “Nuk është e vërtet pasi ti ke vajtur te Sulovari dhe i ke thënë që ke qëlluar drejt makinës Audi të zi që po vinte dhe kur pe që ishte vëllai im brenda i ke thënë Tur Dajës që mos të gjuante, por ai vazhdoi dhe vrau vëllain tim. Madje Sulovari të ka thënë që shko kërkoi falje Aldos se ai është burrë dhe do të të fal. Pastaj ti ishe ulur në kafe çne që po shikoje nga makina që po vinte në rrugë dhe që ishte e zezë. Është absurde kur një person është ulur në kafe s’ka punë të shikojë se çfarë makinash kalojnë në rrugë”.
Selmani: “Nuk është e vërtet që i kam thënë këto gjëra Sulovarit”.
Aldo Bare: “Domethënë vajti gjithë kjo makinë me mua budallain brenda për të vrarë Tur Dajën dhe aq më shumë që në paskemi gjuajtur me xhama të mbyllur. Dhe të gjithë ju na qenkeni ulur poshtë tavolinës ndërsa Tur Daja si trim i ka dalë para plumbave, Turi s’kishte frikë, por ti e di që ai është homoseksual. Ke qenë ndonjëherë në burg”?
Selmani: “Kam qenë në burg 14 vjeç për vjedhje”.
Aldo Bare: “Nuk ke qenë vetëm për vjedhje ti je futur në burg edhe për vrasje. Po ditën kur u vra Mehmet Zeneli ku isha unë, ku më ke parë”?
Selmani: “Pasi na doli para makinës Arben Borriçi me Ilir Stërgun, kur zbrita u futa poshtë makinës. Më pas dola nga makina dhe dole ti para meje, por unë ika kalova rrugën dhe iu ngjita kodrës dhe u futa në një shtëpi ku pashë ngjarjen. Ti ishe te një lokal ulur dhe po gjuaje, ndërsa pashë Boriçin dhe Stërgun që po gjuanin tek për tek dhe po ndiqnin Masarin dhe Mehmet Zenelin. Ata ishin rreth 400 metër larg”.
Aldo Bare: “Po ti mo ishe që të paskan zënë makinat, pastaj ti më paske parë mua 100 metër larg dhe më paske kaluar para hundës dhe nuk je trembur ti nga të shtënat. Edhe unë të isha kur të më gjuante dikush do ikja dhe s’do shikoja se kush ishte mbrapa. Pastaj paske parë nga aq larg rreth 400 metër larg Boriçin dhe Stërgun që po ndiqnin shokët e tu, dhe unë në lokal po gjuaja 100 metër larg! Dhe unë s’paskam pasur fuqi”.
Selmani: “Po të pashë edhe ty”.
Aldo Bare: “Jam akoma i fuqishëm dhe do t’i liroj atë që ka në shtëpi Agron Kuliçi. Thuaj edhe një herë më ke parë mua tek Tur Daja dhe tek vrasja e Mehmet Zenelit”?
Selmani: “Po të kam parë”.
Aldo Bare:
“Në momentin që ka ndodhur kjo përplasja me makinën nuk ka asnjë në atë lagje që të dëshmoj ashtu si Selmani. Makina është goditur e para nga 4 kallash dhe kanë hedhur edhe bomba. Makina ka qenë në ecje dhe është goditur dhe më pas është luajtur me 2 personat e plagosur që ishin ende gjallë. U vra në fillim shoferi dhe u plagos vëllai im bashkë me një tjetër. Enver Rabia ishte brenda në makinë dhe ma tha gjithë këtë ngjarje, unë nuk isha atë ditë aty dhe nuk ka nga të më ketë parë Selmani. Unë nuk isha brenda në makinë dhe më thanë të tjerët. Arsyeja pse u godit makina ku ishte vëllai im, ishte pasi një ditë para ishte goditur me snajper Tur Daja. Dhe Alfred Haxhia e dinte këtë gjë dhe këta të zgjuarit Gramoz Selmani dhe Tura Daja mendonin se kjo makinë që po kalonte kishte brenda persona të komitetit të shpëtimit. Se unë do të çoja një makinë për të vrarë Tur Dajën, kur unë mund ta vrisja dhe do ta vrisja me duart e mia. Një shok e shpëtoi Enver Rabian dhe unë arrita ta gjeja dhe ai më tregoi se Gramoz Selamni dhe Tur Daja kanë qëlluar makinën ku ishte i vëllai dhe e kanë vrarë”.