E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojka zbarkon në Greqi për planin e masave – Athina në panik

24-07-2012 / Gazeta 55

Huadhënësit do të vendosin nëse Greqia është e gatshme të marrë 31.5 miliardë euro

Përfaqësues të trojkës së huadhënësve kombëtarë mbërrijnë sot në Greqi për të verifikuar progresin e bërë në drejtim të reduktimit të borxhit. Ata do të vendosin nëse Greqia është e gatshme të marrë 31.5 miliardë euro, transhenë e fundit të ndihmës prej 158 miliardë eurosh të akorduar për të në muajin Mars. Athina është mbrapa në realizimin e planit për shkurtime buxhetore dhe pakësim të borxhit sepse ekonomia e saj po përkeqësohet më shpejt nga sa ishte parashikuar. Në takimin me përfaqësuesit e Trojkës, kryeministri grek pritet të kërkojë më tepër kohë për shlyerjen e borxhit. Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qëndore Evropiane dhe Komisioni Evropian janë tre komponentët huadhënës të trojkës. FMN tha "mbështet Greqinë në një kohë të vështirë ekonomike për të " dhe do të punojë së bashku me shtetin grek për të përmirësuar situatën.
Megjithatë, raportet gjatë fundjavës sugjerojnë se FMN-ja do të refuzojë thirrjet për ndihmë të mëtejshme. Greqia ka premtuar për të reduktuar deficitin e saj buxhetor nën 3% të të ardhurave vjetore kombëtare nga fundi i 2014. Në fund të vitit të kaluar, shpenzimet e Greqisë ishin te barabartë me 9 për qind të PBB. Qeveritë e njëpasnjëshme greke kanë arritur të shkurtojë nga shpenzimet qeveritare 17 miliardd euro.
Sipas kushteve të marrëveshjes ndërkombëtare, Greqia është zotuar për të reduktuar borxhin e saj të plotë në 120 për qind të GDP-së deri në vitin 2020. Akoma më keq, ekonomia e Greqisë është duke u pakësuar më shpejt se ishte parashikuar. Banka e Greqisë pret që GDP të tkurret 5 për qind këtë vit në recesion më të thellë të saj që prej vitit nga 1930. Si rezultat i kësaj, ekonomistët kane llogaritur se Greqisë mund t’i duhet një paketë e tretë shpëtimi me vlerë deri në 50 bilion euro. Përsëritja e zgjedhjeve të përgjithshme dhe mungesa e stabilitetit politik ka vonuar punën nga trojka dhe qeverinë për të rënë dakord ne një plan të besueshëm për të rivendosur financat e vendit. Kjo lë Greqinë në një situatë të vështirë. Pagesa e mëtejshme e borxhit dhe një dështim i mundshëm do ta çonte Greqinë në prag të falimentimit dhe si pasojë daljen e saj nga eurozona.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›