E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti izraelit, Peres: Konflikti me Iranin, luftë e hapur

24-07-2012 / Gazeta 55

Presidenti i Izraelit, Shimon Peres intervistë për CNN

Izraeli është në gjendje të "luftës së hapur" me Iranin. Lajmin e ka bërë me dije presidenti izraelit Shimon Peres në një intervistë ekskluzive për CNN. Peres deklaroi se Izraeli disponon informata të "mjaftueshme të zbulimit që ta lidhë atentatin në Bullgari, në të cilin humbën jetën pesë izraelitë, me Iranin dhe me lëvizjen libaneze Hezbollah dhe është i bindur se ato planifikojnë sulme të reja si pjesë e, "luftës së hapur kundër Izraelit".
Peres, megjithatë paralajmëroi se Izraeli do të veprojë që t’i parandalojë atentatet e mëtejshme. I pyetur nëse shpërthimi në Bullgari dhe përpjekjet e tjera për atentat ishin hakmarrje për vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë iranianë, për të cilët Irani e akuzon Izraelin, Peres deklaroi se Izraeli asnjëherë nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto vrasje. Por, ai nënvizoi se Izraeli ka të drejtë t’i parandalojë vrasjet e qytetarëve të tij.
Peres tha se politika e Izraelit ka për qëllim "parandalimin" dhe jo "hakmarrjen".
Me një fqinj si Siria, Peres tha se Izraeli do të përgatitet për një sulm të mundshëm nëse qeveria e Assad do të përdorë armë kimike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›