E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tronditet Austria, i burgosuri shqiptar lë shtatzënë gardianen e burgut

steinAustri- Mediat austriake kanë në fokus sot lajmin e dashurisë që përfundoi në shtatzëni midis një të burgosuri shqiptar dhe gardianes austriake.

Sipas mediave atje ‘ngjarja ka ndodhur në burgun Stein, burgu më i madh  dhe më famëkeq në Austri, aty ku kishte lindur një pëlqim dhe më pas një dashuri e fshehur midis të burgosurit shqiptar Sufian H, 30 vjeçar dhe gardianes së burgut, Sandra.O, gjithashtu 30 vjeçare’.

I burgosuri shqiptar që po vuan dënimin prej 8 viteve për vjedhje të ndryshme ka lënë shtatzënë gardianen e burgut, fëmija i së cilës pritet të lindë në muajin gusht.

“Sandra më parë kishte rënë në dashuri me 30-vjeçarin dhe se ajo gjithashtu kishte pranuar se dëshironte një fëmijë me të. Një nga të burgosurit ka theksuar se kishte dëgjuar bisedën midis Sandrës dhe Sufianit mbi marrëdhëniet midis tyre dhe shtatzëninë”,-shkruajnë sot mediat austriake.

Sandra ka pranuar se ka rënë në dashuri me shqiptarin dhe se sapo ai të përfundojë burgun, ajo do të martohet me të. Por autoritetet austriake të drejtësisë menjëherë e kanë pezulluar nga puna.

Dashuria nuk njeh kufi, qoftë edhe në burg,-tha avokati i saj. i

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›