E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tronditet Peja

Në qendër të Pejës, e në pikë të ditës, dy grupe të rinjsh kanë shkëmbyer breshëri plumbash mes veti. Asnjëri prej tyre nuk u lëndua. Por plumbat ranë mbi Kreshnik Isufajn, një kalimtar i rastit. Njëzetenjë vjeçari vdiq, e një tjetër person i pafajshëm u plagos rëndë. Policia dyshon se vrasja u krye nga Fisnik Gashi. Nga Nexhmije Ahmeti më 20 shtator 2011 në ora 08:36

Kreshnik Isufaj ka mbetur i vrarë në vend kur është qëlluar me armë zjarri.

Personi i cili dyshohet se i ka marrë jetën 23-vjeçarit nga Radavci i Pejës, është një bashkëmoshatar i tij.

Zyrtarë të Policisë në Pejë, jozyrtarisht kanë thënë të hënën për Express se personi që dyshohet se ka shtënë mbi këtë të ri, është Fisnik Gashi nga fshati Qyshk i Pejës.

Që ngjarja të jetë edhe më e rëndë, sipas organeve të rendit, viktima, në këtë rast, Kreshnik Isufaj, 21 vjeç, nuk ka pasur të bëjë asgjë me këtë rast.

I ndjeri ka qëlluar rastësisht në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar, në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në qendër të Pejës.

Policia dyshon se Kreshniku ka qëlluar në atë vend, pikërisht në momentin kur dy grupe rivale të rinjsh, janë kacafytur ndërmjet vete.

Sipas dyshimeve të para, ata mendohet se ishin duke qëruar hesapet e tyre të cilat për motiv kishin hakmarrjen.

Përveç tij, në vendin e ngjarjes, policia thotë se ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, shtetas i Shqipërisë. Ky person, i identifikuar si Agim Peca (1970) gjithashtu nuk ka të bëjë fare me rastin e vrasjes dhe kacafytjen e të rinjve pejanë ndërmjet vete. Edhe ai, sikurse viktima, kishte qëlluar rastësisht në atë vend.

Ky person është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal të Pejës dhe është duke u trajtuar nga mjekët, ndërkohë që merret vesh se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë e vrasjes së të riut Kreshnik Isufaj, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 13, kurse dëshmitarët okularë tregojnë për Express, panikun që ka përfshirë kalimtarët të cilët kanë qëlluar aty afër.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›