E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i EULEX: Serbët duhet të heqin barrikadat

E hënë, 19 shtator 2011, NOA- Kreu i misionit të EULEX në Kosovë Ksavier de Marnak ka vizituar pasditen e sotme pikat kufitare në veri të vendit 1 dhe 31.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast ai u shpreh se mbështet sundimin e ligjit në vend duke përgëzuar punën e bërë në veri.
Sakaq duke iu drejtuar serbëve ai është shprehur, Serbët duhet të heqin barrikadat ato pengojnë dhe dëmtojnë njerëzit, duhet lejuar funksionimi normal i rendit.
Ai ka konstatuar gjithashtu se ka përmirësim të fluksit të mallrave në këto pika doganore.
a.y/NOA

Në foto: Kreu i misionit të EULEX në Kosovë Ksavier de Marnak

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›