E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, aksidentohet një familje kosovare

 

Tropojë- Një familje kosovare është aksidentuar me makinë në qytetin e Tropojës dhe si pasojë 2 fosnje të vogla, përkatësisht 14 dhe 8 muajsh,janë në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur sot para dite në fshatin Cerrnice të Tropojës. Mësohet se gjatë udhëtimit makina e familjes kosovare ka dalë nga rruga duke pësuar kështu aksidentin në fjalë.Ministria e shëndetësisë që është vënë në dijeni të aksidentit ka nisur menjëherë për në vendin e ngjarjes nje helikopter për të transportuar të plagosurit drejt spitalit ushtarak në Tiranë. Një prej foshnjeve ka rënë në gjendje kome, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›