E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Gërdec për mosdhënien e dëmshpërblimeve

 

Vorë-Punëtorë të fabrikës së Gërdecit dhe qytetarë të Vorës kanë zhvilluar sot protestën e radhës duke kërkuar nga qeveria dëmshpërblimin e premtuar. Ata kanë protestuar diku në një zonë të fshatit meqë në zonën e kraterit nuk janë lejuar nga forcat e rendit. Protestuesit kanë akuzuar kryeministrin Berisha si përgjegjësine tragjedisë së 15 marsit. Madje sipas tyre ai i ka mashtruar edhe sa i përket dëmshpërblimeve të premtuara sepse deri tani nuk kanë marrë asgjë. Punëtorët kërkojnë sqarim edhe lidhur me garancinë në punë. Kur punonim në fabrikë kanë theksuar ata e dinim sikur ishim të siguruar por faktet e mëvonshme dëshmuan të kundërtën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›