E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tropojë, ndërtohen objekte kulti

Qindra besimtarë e qytetarë  të Tropojës e mbarë diasporës, në bashkëpunim me shoqatën “Shkëlzeni dhe dritat e tij” dhe nën udheheqjen fetare të teqesë “Shejh Sulejmani” në Gjakovë, kontribuan për hapjen e rrugës prej 16 km, nga Tropoja në majën e malit të Shkëlzenit. Ndërtimi i kësaj rruge krijoi mundësi për ndërtimin e Varrit të Mirë të tylbes së Shkëlzenit. Gurin i parë i themelit i kësaj tylbe, u vendos nga përfaqësuesi i Komunitetit fetar nga Kosova, Sheh Gufran Shehu, i cili bëri edhe Kurbanin në themelet e saj. 
Për shumë banorë të zonës dhe besmitarë bektashinj, ndërtimi i kësaj rruge dhe teqeje ishte një ëndërr e kahershme. Profesor Astrit Memia vlerësoi figurën e Sari Salltikut, për rolin e veçantë që luajti në përhapjen e islamit në  trevat ballkanike dhe trojet shqiptare në periudhen para osmane.  
Për të manifestuar këtë ngjarje, trupa e pallatit të kulturës organizoi një koncert me këngë e valle tradicionale të zonës. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›