E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vloçisht, përkujtohen viktimat e “Kampit të vdekjes”

Në Ditën Botërore të të Zhdukurve, qytetarët e Maliqit kujtuan viktimat “Kampin e vdekjes” në Vloçisht. Familjarë, banorë të zonës dhe përfaqësues të Partisë Demokratike bënë homazhe në kujtim të atyre që dhanë frymën e fundit në atë kamp famëkeq.
Në Vloçisht vdiqën 135 të burgosur. Të gjithë ata ishin dënuar për shkak të bindjeve të kundërta me regjimin komunist të kohës.
Sipas dëshmitarëve, shumë prej tyre u keqtrajtuan, deri në mizorinë e varrosjes për së gjalli. 
Me qirinj në duar të pranishmit dhe shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë, përsëritën thirrje tashme të njohur për të bërë të mundur zbulimin dhe kthimin e eshtrave të të dashurve të tyre.
Kampi i Vloçishtit ishte ndër të parët në ish Evropën Lindore ndaj sot meriton që të kujtohet. Në këtë kamp, humbën jetën dhjetera ish të burgosur dhe eshtrat e tyre ende nuk janë gjetur, mes tyre intelektuale si At Josif Papamihali, hoxha Qazim Melçani, Tefik Hoxha, Riza Qako, Sulejman Vuciterni etj. 
Këtu punuan edhe Mitrush Kuteli dhe Ejell Coba. Dëshmitarët e vujtjeve kujtojnë edhe gjyqin e fabrikuar për “sabotatoret e tharjes së kenetës së Maliqit”. Për herë të parë, në vitin 1946, diktatura filmoi ekzekutimin e disa inxhinjereve vetëm sepse diktatori kërkonte të përhapte terror. U vranë para kamerave të pafajshmit Zyrika Mano, e cila ishte shtatzanë, Vasil Mano, Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri.
Shqiperia ka pasur afërsisht 100 kampe dhe burgje përgjatë gjysëm shekulli komunizëm. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›