E Enjte, 5 Nëntor 2026

Viti i ri arsimor në Shqipëri nis me mësimin plotësues

Viti i ri arsimor në Shqipëri nisi më 1 shtator me mësim plotësues.  Nxënësit dhe prindërit vlerësojnë se orët plotësuese janë të nevojshme për shkak te mangësive të shumta gjatë mësimit online gjatë vitit të kaluar.

Me rastin e fillimit të  mësimit plotësues Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi u është drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve me anë të një mesazhi të publikuar në rrjete sociale.

Kushi thotë se të gjithë shkollat janë gati për mësimin plotësues, i cili u vlerësua nga ekspertët, mësuesit dhe prindërit si një nevojë, sidomos për nxënësit në zonat e riskut në kohën e kulmit të pandemisë, ku mësimi online zgjati më shumë se në zonat e tjera të vendit.

Ministrja shton se procesi i mësimit do të jetë gjithëpërfshirëse dhe se përveç përsëritjes apo përforcimit të njohurive, përmban edhe aktivitete argëtuese dhe sportive. Ajo u bën thirrje nxënësve të shfrytëzpjnë këtë mundësi, për ta nisur vitin e ri shkollor me njohuri të rikuperuara.

Në përfundim të mesazhit Ministrja Kushi u ka rikujtuar të gjithëve që të mos harrojnë kujdesin dhe vëmendjen ndaj rregullave anti-COVID, për të ruajtur shëndetin dhe të afërmit.

Deri në 27 shtator mësimi pritet te zgjas rreth 2 orë e 30 minuta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›