E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, polici rrugor vret me armën e shërbimit 18 vjeçaren

TROPOJE - Një efektiv i policisë ka qëlluar për vdekje me armën e shërbimit një 18 vjeçare. 

Autori i krimit është Fran Paplekaj, efektiv i policisë rrugore në Tropojë , ndërsa viktima Gjyste Paplekaj 18 vjeç. Dyshohet se viktima dhe polici kanë lidhje farefisnore.

Ngjarja sot në mëngjes në komunën Lekbibaj. Ende nuk janë sqaruar rrethanat dhe shkaqet e krimit, por dyshohet se kemi të bëjmë me një konflikt pronësie.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por pak më vonë u njoftua se ishet vetëdorëzuar në polici. 

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›