Arrestohen ndërtuesit mashtruesi morën 220 mijë euro 2 qytetarëve
KORÇE - Prezantoheshin si ndërtues dhe mashtronin qytetarët se do t’u shisnin apartamente. Policia e Korçës njoftoi sot për arrestimin e dy persona, ndërsa një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë.
Operacioni është shtrirë në Korçë, Gjirokastër, Fier dhe Tiranë dhe janë arrestuar Altin Uruçi 31 vjeç dhe Stefanaq Curo 44 vjeç, ndërsa ndiqet penalisht në gjendje të lirë, Fori Curo 80 vjeç.
Policia tha se të arrestuarit prezantoheshin si ndërtues mashtronin qytetarët duke u marrë para, dhe duke u premtuar më pas se do t'u shisnin apartamente. Policia tha se të arrestuarit kishin mashtruar shtetasit Jorgji Jorgji dhe Sotiraq Vangjeli dhe kishin përfituar prej tyre shumën prej 220 mijë Euro.
Ata prezantoheshin me emra të rremë, ndërsa blutë e Korçës kanë sekuestruar edhe një makinë Opel Astra, me të cilën autorët kryenin aktivitetin e tyre.
(sg/shqiptarja.com)