Tropojë, zihet me nënën, i riu vetëplagoset me thikë
Ka mjaftuar një zënkë me nënën që një i ri të marrë thikën dhe të qëllojë veten.
Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen Partizani në qytetin e Bajram Currit ku i riu me inicialet F.I është vetëplagosur me thikë.
Menjëherë ai është dërguar në spital nga vetë familjarët e tij ndërkohë që bluzat e bardha kanë vendosur që ta nisin drejt Gjakovës duke parë se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Nga policia ende nuk janë dhënë detaje rreth plagosjes së të riut ndërkohë që është ngritur dhe një grup hetimor që po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.