Partitë kanë shpenzuar mbi 366 milionë lekë në fushatë
Kjo shumë është nxjerrë nga një projekt i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i mbështetur mbi raportet e auditimit të fondeve të përfituara e të shpenzuara nga partitë politike dhe të kryera nga ekspertët kontabël.
Sipas këtij raporti, i shqyrtuar sot në KQZ, Partia Demokratike ka shpenzuar në total 157.054.067 lekë, Partia Socialiste 101.746.870 lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 22.889.831 lekë, etj. Neni 90, pika 3 e Kodit Zgjedhor përcakton se "shpenzimi total që mund të kryejë një parti politike, përfshirë edhe kandidatët e tyre, për një fushatë zgjedhore nuk duhet të kalojë 10-fishin e shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike, sipas nenit 87 të këtij Kodi".
Nga 33 parti të audituara, kanë përfituar fonde nga donatorë, persona fizikë ose juridikë 13 parti, ndërsa 7 parti nuk kanë përfituar dhe nuk kanë shpenzuar fonde për fushatën zgjedhore. Nga buxheti i shtetit, fondi i vënë në dispozicion për 11 parti politike ishte në total 65 milionë lekë. Shpërndarja e tij sipas partive ishte: Partia Demokratike mori 16.573.342 lekë; Partia Socialiste 13.693.204 lekë; Partia Republikane 10.695.140 lekë; Partia Socialdemokrate 6.821.852 lekë, etj. Fondet e përfituara nga donatorët për partitë politike përllogariten në total në 114.430.239 lekë, të shpërndara në 13 subjekte zgjedhore.
Partia Demokratike ka marrë shumën 81.588.880 lekë; Partia Socialiste 6.855.136 lekë; Partia Republikane 500.000 lekë; Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 6.810.073 lekë, etj. Shifrat e publikuara sot në projekt-aktin e administratës së KQZ-së do të pasohen nga publikimi në internet i raporteve të plota të auditimit për secilën parti, brenda datës 2 Dhjetor.
Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ në fund të muajit shtator emëroi 26 ekspertë kontabël të licensuar për të audituar fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për fushatën elektorale. Gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së u ra dakord gjithashtu, që për subjektet që nuk kanë respektuar dispozitat e Kodit Zgjedhor, lidhur me legjislacionin tatimor ose mosdokumentimin e shpenzimeve, Komisioni do të zhvillojë një mbledhje tjetër me praninë edhe të subjekteve që e kanë shkelur ligjin.
Për këto raste Kodi Zgjedhor parashikon ndëshkim të subjekteve elektorale me gjoba që variojnë nga 50 deri në 100 mijë lekë.