E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Botes 2014 vazhdon alarmi per impiantet

Vonesat në rikonstruktimin e stadiumeve mbetet shqetësimi më i madh për Botërorin 2014.

Pamjet ajrore tregjnë se edhe impianti legjendar “Maracana” është ende shumë larg afateve të përfundimit për evenimentin më të rëndësishëm.

Stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Konfederatave të këtij viti dhe ajo e Kupës së Botës, është ende në fazën e rikonstrukimit.

Mbyllja e punimeve është shtyrë disa herë, ndërsa megjithë optimizmin e përgjithshëm, përfundimi i punimeve nuk do të sjellë avantazhe për rezidentët lokalë.

“Stadiumi ‘Maracana’ nuk do të ketë restorante, parkime apo qendër tregëtare dhe të gjitha ato që janë thënë se rikonstruktimi i tij do të tërheqë vizitorët është vetëm një iluzion”.

Stadiumi është edhe një prej impianteve ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›